I preu linjën e paligjshme të ujit, goditet drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit! Anduel Gjinaj: Askush s’më intimidon për kryerjen e detyrës time

22 Qershor 2021, 17:08

Goditet për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit, Anduel Gjinaj.

Ka qenë vetë Gjinaj ai që ka bërë denoncim në polici dhe në Prokurorinë e Pukës për dhunën që është ushtruar ndaj tij. Sipas denoncimit të Gjinajt, ai është dhunuar nga Marjan Qafa, ky i fundit ish oficer policie. Pas kallëzimit në prokurori, Gjinaj tha se ai nuk e njeh Marjan Qafën që e ka goditur, por se ai nuk do të shantazhohet për kryerjen e detyrës së tij.