I riu në Mat u mbyt me litar! Shoqërohen 4 persona: I kemi mbyllur konfliktet! Në Gjermani shpërndante drogë

10 Korrik, 11:37 | Përditesimi: 10 Korrik, 11:37

MAT- Policia e Matit ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit. Të shoqëruarit janë persona që më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Ata kanë thënë se problemet që kishin me 23-vjeçarin i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit. Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia.

r.k./Shqiptarja.com