Rrethuar me policë e roje sigurie, këto janë pamjet që vijnë nga hotel 'Belvedere' te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, ku janë akomoduar 60 afganë, pjesë e grupit me 121 persona që mbërritën në ortë e para të mëngjesit në vendin tonë.
Bëhet me dije se afganët e strehuar në hotel 'Belvedere' janë familje nëpunësish, të cilët kanë punuar për fondacionin "Shoqëria e Hapur" të George Sorosit.
Afganët janë akomoduar nëpër dhoma, ndërsa në hotel ndodhen edhe psikologë e mjekë për trajtimin e tyre.