I shërbente Erjon Alibejt, GJKKO dënon me 3 vite e 6 muaj burg ish-efektivin, Leonard Palushi! Akuzohet për korrupsion pasiv

11 Prill 2023, 15:49

I akuzuar për prishje provash kundrejt shpërblimeve të afruar nga Erjon Alibej, Gjykata Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dënoi me 3 vite e 6 muaj, burg  ish oficerin e policisë të Elbasanit, Leonard Palushin. Ai gjithashtu nuk do të ushtrojë asnjë funksion publik për  5 vite, sikurse i është konfiskuar makina që dyshohet se e përfitoi si shpërblim nga Alibej në këmbim të shërbimeve ndaj tij.