I shpallur në kërkim prej vitit 2021 për shpërndarje droge dhe municion luftarak, arrestohet i riu në Elbasan

21 Prill 2023, 10:54

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga policia e Elbasanit. I riu Daniel Bullari ishte shpallur në kërkim nga policia për shitje lëndësh narkotike dhe mbajtje të municionit luftarak.