I shpërthen goma e kamionit teksa punonte në gomisteri, ndërron jetë 20-vjeçari në Durrës

6 Korrik 2021, 10:39 | Përditesimi: 6 Korrik 2021, 15:53

DURRËS- Një 20-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në punë, pasi teksa po rregullonte gomën e një kamioni, ajo ka shpërthyer për pasojë humbi jetën. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, teksa i riu është identifikuar si R. T., 20 vjeç. Report Tv Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku fatkeqësisht shihet se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm aq sa trupi i të riut është hedhur disa metra më larg. "Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.Një ngjarje e tillë ngre alarmin për mungesën e kushteve të sigurisë në punë, ku fatkeqësisht se rrjedhojë e mos zbatimit të rregullave më minimale, një djalë humbet jetën në moshë shumë të re, teksa po punonte për të siguruar të ardhura.

r.k./Shqiptarja.com