I shpërthen në dorë një sasi lënde plasëse, humb jetën 27-vjeçari në Cërrik

30 Dhjetor 2021, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2021-12-30 18:47:29

Një 27-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Cërrik, pasi i ka shpërthyer në dorë një sasi lënde plasëse.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12: 30 në vendin e quajtur kryqëzimi i Fermës, teksa sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale. Nuk bëhet me dije lënda plasëse që i riu me inicialet E. R. kishte në dorë.