I shpëtoi atentatit mbrëmë te Komuna e Parisit, 22-vjeçari s'ndihmon policinë, dëshmia 'standarde': Nuk e pashë kush më qëlloi! I riu person problematik, i hetuar disa herë për sherre

13 Tetor 2021, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2021-10-13 14:41:09

Në një dëshmi 'standarde', Redi Balla ka deklaruar se nuk e kishte parë në fytyrë personin që e ka qëlluar, pasi ishte në makinë dhe nuk kishte qenë i vëmendshëm. Ndërkohë rezulton se ai është person problematik, i hetuar disa herë për sherre, por nuk dihet ende nëse atentati i mbrëmshëm ka lidhje me konflikte të mëparshme ku mund të ketë qenë përfshirë i riu.