I shtati në listën e PD-AN në Tiranë, Mediu: Objektivi i PR të marri mbi 10 mijë vota, mandatin e sigurojmë jo si rezultat i koalicionit

1 Prill 2021, 22:53

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i shtati në listën e PD-AN në Tiranë, tha se synimi është marrja e 10 mijë votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndonëse në një pozicion të sigurt të listë, Mediu u shpreh se mandatin nuk do ta marrë si rezultat i koalicionit, duke theksuar se partia që ai drejton ka marrë mandat edh enë zgjedhjet e vitit 2009 dhe në ato të vitit 2013.

"Projeksioni i vendit të kandidatëve në listë, bëhet sipas rezultatit të partive politike. PR, sipas rezultatit të saj, e kishte vendin në pjesën fituese dhe një në pjesën gri le të themi. Por duke qenë se koalicioni u rrit më tepër se ç'duhet dhe bëjnë fushatë në të gjithë vendin, atëherë ne ngelëm vetëm me një kandidat, në numrin 7. PR ka kontributin e saj edhe atje ku nuk kandidon. Ne patëm një diskutim të brendshëm në PR, që të maksimizojmë votën. Unë kam garë me rezultatin e PR jo kandidatët e PD. PR në zgjedhjet 2009- 2013, ka marrë një mesatare  9 mijë vota, objektivi është për të kaluar mbi 10 mijë vota për të qenë realistë që ai mandat është i PR dhe jo rezultat i koalicionit, PR e ka fituar një mandat në vitin 2009 dhe në vitin 2013", tha Mediu.