I ‘u vendos emri i Vaçe Zelës, ‘Kinoteatri’ i Lushnjes drejt rikonstruksionit. Nipi i ish-kryeministrit Mustafa Kruja: Ana ‘e panjohur’ e artistes myzeqare

1 Maj, 16:15

Pas dëmtimeve të pësuara, Qendra e Artit “Vaçe Zela” do të rikonstruktohet. Për fituesin e tenderit janë vendosur në dispozicion 176 milionë lekë, ndërsa punimet do të zgjasin një vit. Për vajzën myzeqare, artisten ikonë që preku skenat ndërkombëtare në moshë të re, publicisti Eugjen Merlika thotë se kishte një lidhje të fortë me vendlindjen, por ishte edhe mikeshë me të internuarit në qytetin e saj.