I vendosën eksploziv një firme ndërtimi por nuk shpërtheu, autorëve iu dështon plani

16 Gusht 2021, 18:01 | Përditesimi: 16 Gusht 2021, 18:01

DURRËS- Një firme ndërtimi në Durrës e cila merret me tregtimin e çimentos i është vendosur një eksploziv, i cili nuk ka arritur të shpërthejë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës, ndërsa disa persona që ende nuk janë identifikuar janë futur në ambientet e firmës dhe kanë vendosur lëndën shpërthyese.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo firmë i përket administratorit Mihail Lazarov, me origjinë nga Bullgaria, ndërsa firma ndodhej në lagjen nr.14 në Durrës.

LR/Shqiptarja.com