I vihet flaka mbetjeve në Gjirin e Lalzit, asnjë zjarrfikëse nuk shkon për të shuar zjarrin

5 Korrik 2021, 19:36 | Përditesimi: 5 Korrik 2021, 19:36

Pikave të grumbullimit të mbeturinave në Gjirin e Lalzit i është vënë flaka pasditen e sotme, duke bërë që zona të mbulohet nga tymi. Mbetjet vijojnë të digjen prej disa orësh tashmë, ndërsa ende asnjë zjarrfikës nuk ka shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

KT/Shqiptarja.com