I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në qendër të Tiranës! Klientët e një lokali aty pranë panë zjarrvënësin teksa ikte me vrap

17 Gusht 2021, 07:13 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 07:13

TIRANË- Flakët përfshijnë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës, siç e shihni nga këto filmime të bëra nga Geri Selenica, Sarajet e Toptanëve janë mbuluar nga flakët. Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrvënie, por dyshohet e qëllimshme. Zjarrvënësin e panë klientët e një lokali aty pranë teksa iku me vrap.

KT/Shqiptarja.com