I vihet zjarri arave në Maliq, zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve

17 Gusht 2021, 22:13 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 22:13

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe tokash bujqësore (arë) pranë fshatit Vloçisht. Drejt zonës janë duke shkuar forcat zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e zjarrit i cili fatmirësisht është larg zonës së banuar. Zjarri dyshohet i qëllimshëm nga fermerët që djegin tokat për mbjelljet e reja..

  •  

LR/Shqiptarja.com