I vihet zjarri kallamishteve në Shëngjin, era e fortë rrezikon që flakët t’u drejtohen zonave të banuara

13 Janar 2022, 10:07 | Përditesimi i fundit: 2022-01-13 12:11:26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një zonë me bimësi në Kune të Shëngjinit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe favorizohet nga era e fortë duke u  përhapur me shpejtësi.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, ndërsa rreth tij ka qendra të banuara.