I vranë babanë para syve kur ishte 10 vjeç, historia si nëpër filma e të penduarit Tafani! U betua se do merrte hak, lidhja me bandën e Laert Haxhisë

29 Shtator 2023, 16:20

Artan Tafani, një i penduar, që sipas policisë, me ndihmë të tij, u arrit zbardhja e 6 vrasjeve të bujshme dhe krimeve të tjera, u zbulua banda e Laert Haxhisë, vjen nga një jetë me thyerje të mëdha. Babai tij dikur në burg, u vra para këmbëve të birit 10 vjeçar, kur të dy po luanin bilardo në lokal. Report Tv, sjell disa të dhëna rreth profilit të personit që sot po ndihmon drejtësinë në zbulimin e krimeve të rënda në disa rrethe.