I vranë të bijën 5-vjeçare, Sadiku e rikthen ‘Aleksandrin’ pas 18 vitesh në Shqipëri, regjisori: Filmi në tri kontinente, në Amerikë e Australi xhirova me një kamerë

1 Shkurt, 16:49

U shfaq këtë javë në Kryeministri dokumentari “Aleksandër” i Ardit Sadikut. I financuar dhe propozuar nga Qendra e Filmit për çmimet “Oscar 2024” regjisori rrëfen se si xhiroi vetë me një kamera në Amerikë e Australi, si dhe emocionet e protagonistit pas 18 vitesh mungese në atdhe, ku u përball sërish me historinë e vrasjes së vajzës 5-vjeçare gjatë arratisjes me anije luftarake në shtator të ’90-ës.