I vuri flakën barit që të hapë tokën djerrë, del jashtë kontrollit zjarri në Lushnje, rrezikon të djegë dy biznese

23 Korrik 2021, 11:52

LUSHNJE- Një zjarr ka rënë në një zonë industriale në qytetin e Lushnjes. Një person ka tentuar të djegë barin e thatë në një sipërfaqe djerr, ndërkohë që situata i ka dalë jashtë kontrollit.

Flakët kanë rrezikuar të djegin një zdrukthari aty pranë dhe një pikë shpërndarje të pijeve freskuese.