I vuri flakën fushës së mbetjeve në Lushnjë, arrestohet roja! Zjarri vijon të djegë mbeturinat, tymi dhe era e rëndë mbulojnë zonën

10 Shtator 2021, 09:40 | Përditesimi: 10 Shtator 2021, 14:41

42-vjeçari Mondi Shehu ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lushnjë, pasi akuzohet si autor i zjarrit në fushën e mbetjeve të qytetit. 42-vjeçari për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit, ndërsa nuk dihet se në çfarë rrethanash i vuri flakën fushës së mbetjeve. Ndërkohë flakët vijojnë të djegin mbetjet në Lushnjë, duke krijuar një emergjencë mjedisore.

r.k./Shqiptarja.com