Ia morën valles dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi në autostradën e Laçit, vihen nën hetim dhe gjobiten 4 dasmorët që bllokuan trafikun (VIDEO)

24 Gusht 2021, 15:46 | Përditesimi: 24 Gusht 2021, 15:46

Identifikohen dhe vihen nën hetim 4 dasmorët që bllokuan autostradën e Laçit duke kërcyer dhe qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

r.k./Shqiptarja.com