Identifikohet 39-vjeçari që shtypi qëllimisht me makinë një qen në Durrës

19 Qershor 2021, 13:04 | Përditesimi i fundit: 2021-06-19 13:08:55

identifkohet 39-vjeçari që shtypi qëllimisht me makinë një qen "Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihet që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar, ju informojmë se:Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale "Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve", sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar", njofton Policia.