Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur qendrat e komandës në Teheran që i përkisnin Forcës Quds të Iranit, krahut të operacioneve jashtë vendit të Korousit të Gardës Revolucionare Islamike.
Forcat ajrore izraelite "goditën qendrat e komandës që i përkisnin Forcës Quds të IRGC-së dhe forcave të armatosura iraniane, me udhëzime të sakta nga Drejtoria e Inteligjencës (ushtarake izraelite)", thuhej në një deklaratë të ushtrisë, duke specifikuar se objektivat ndodheshin në kryeqytetin iranian.















