Ikin ditët e nxehta me diell, meteorologia për Report Tv: Fundjava sjell ulje temperaturash, priten reshje shiu kryesisht në zonat veriore

25 Gusht 2021, 12:18 | Përditesimi: 25 Gusht 2021, 12:18

Vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu gjatë fundjavës. Në një lidhje për Report TV, meteorologia Adiola Bani tha se reshjet kryesisht do të bien në zonat veriore, ç’ka do të ndihmojnë edhe në shuarjen e flakëve. Sakaq, temperaturat pritet të zbresin deri në 23 gardë celsius në veri të vendit, ndërsa në zonat qendrore dhe të ulëta termometri do të shkojë deri në 30 gardë.

KT/Shqiptarja.com