IKMT aksion për prishjen e objekteve në Radhimë, shembet hoteli 3-katësh dhe një beach-bar në Portin e Jahteve! Pronarja: E kam tokën me dokumente dhe objektin në proces legalizimi

28 Mars 2022, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2022-03-28 19:12:19

IKMT ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pa lejë në vijën bregdetare të Radhimës. Në plan janë 10 objekte për t’u prishur, pasi janë përjashtuar nga procesi i legalizimit, ndërsa sot puna do të nis me shembjen e një hoteli 3-katësh dhe një beach-bari në breg të detit pranë Portit të Jahteve në Radhimë.