IKMT aksion për shembjen e pronave të tij në Jalë, Kryefamiljari për Report TV: Po të ishim në Afganistan, do na kishin trajtuar më mirë

6 Tetor 2021, 13:29

Artan Bala është një prej familjeve që janë prekur më së shumti nga aksioni i IKMT-së, që po vijon prej 2 ditësh në Jalë. Pamjet e vëllait të tij Fotaq Bala, i cili i dridhej buza nga lotët që s’mund t’i mbante kur shihte se si fadroma po i shkatërronte shtëpinë nuk mund të harrohen lehtë, teksa sot Artani thotë për Report Tv, në "Sot Live në Shqipëri" se kanë dokumente që janë pronarë të ligjshëm të tokës prej rreth 10 mijë metra katrorë. Këtë tokë e pretendon Ministria e Mbrojtjes se gjendet pranë kavalishencës, por kjo është mohuar nga Bala. Ai thotë se tashmë së bashku me familjen e tij është lënë mes katër rrugëve.