IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës, ‘rrafshohen’ 4 objektet e para tek ‘Kepi i Rodoni’

19 Qershor 2021, 14:34

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e ka nisur sot me shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa publikon një video thotë se fillimisht janë shembur 4 objekte në Kepin e Rodonit.

Sipas tij, kontrolli i territorit do të ngrihet në një tjetër nivel duke përdorur teknologjinë, ndërkohë që janë ashpërsuar ndëshkimet në Kodin Penal për ata që ndërtojnë pa leje duke përfshirë të gjithë zinxhirin ndërtimor.