IKMT shkon tu shembë shtëpinë, çifti i të moshuarve me lot ne sy në Ksamil përplasen me punonjësit: Do ta mbrojmë me gjak! S’kemi ku të shkojmë

31 Janar 2022, 12:05

Rushan dhe Katerina Kurti sot janë përballur me fadromat e IKMT-së që kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre. Kjo pasi IKMT ka shkuar që t’u shembë shtëpinë, pasi sipas punonjësve është e ndërtuar pa leje, por çifti i të moshuarve thotë për Report Tv se objekti i tyre është në proces legalizimi. Ato thonë se banojnë aty prej 2013. Madje theksojnë se IKMT u ka dërguar një vendim për prishje në emër të Arjan Poda.