IKMT vijon shembjet e ndërtimeve pa leje në Dhërmi, Çuçi: Gabohet rëndë kush ka menduar se ky është thjesht një aksion

15 Shtator 2021, 15:12 | Përditesimi: 15 Shtator 2021, 15:12

Në Dhërmi vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar një video ku shihen fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit teksa shembin një godinë një katëshe. Nisjen e fazës së dytë të operacionit Çuçi e njoftoi në fillim të muajit shtator, ku po në Dhërmi u shemb me tritol një tjetër objekt pa leje. Ai thotë se ky nuk është një aksion, por një punë që do të vazhdojë kudo ku ka abuzim me ndërtimet.

 

KT/Shqiptarja.com