Iku i nxehti afrikan, 40 gradë vetëm në ditë të veçanta! Meteorologu: Nuk ka shi

7 Gusht 2021, 14:53 | Përditesimi: 7 Gusht 2021, 14:53

Gjatë javës do të kemi mot me temperaturave të larta, por jo më ato të të nxehtit afrikan. Temperaturat mbi 40 gardë do të jenë vetëm në ditë të veçanta. Meteorologu Hakil Osmani tha për Report Tv se temperaturat e larta të ditëve që kaluam, do të kthehen vetëm në ditë të veçanta, por pavarësisht vlerave termike normale, reshjet e shiut nuk do të duken në horizont. Në parametra normale do të jetë dhe shpejtësia e erës, gjë e cila nuk do të favorizojë flakët e zjarrit që kanë përfshirë vendin këto kohë.

 

KT/Shqiptarja.com