ILD bën bilancin: Kemi 3900 ankesa duke i trajtuar! Janë nën hetim 18 magjistratë për shkelje të rënda

28 Korrik 2021, 13:01

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, me anë të një njoftimi për mediat ka bërë një bilanc të punës. Në njoftim thuhet janë mbi 3900 ankesa, që po administrohen dhe trajtohen. ILD bën me dije se janë nisur procese hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve, gjyqtarë e prokurorë, mbi problematika që lidhen me institutin e lirimeve para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike.