Iliard Shaba është artisti që prej shumë kohësh tashmë ka fituar zemrat e publikut me performancat e tij gati ‘magjike’ me violinçel. Ai është kudo në gëzimet familjare dhe eventet festive të shqiptarëve.
Me startimin e sezonit të ri të emisionit ‘Rreze Dielli’ në Repor Tv, ai ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme përmes tingujve të muzikës që krijon. I pyetur nga moderatorja Androniki Kolka për pasionin e tij për violinçelin, ai tha se kontaktin e parë me këtë instrument e ka pasur në moshë fare të vogël.