I pranishëm në homazhet për Azem Hajdarin ishte edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili tha se Hajdari ishte një guximtar i jashtëzakonshëm, e se sot duhet të bëhet frymëzim për të përmbysur qeverinë e Edi Ramës, e cila sipas Metës po kërcënon ekzistencën e kombit tonë.
“Guximtar i jashtëzakonshëm, lidership frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë në përmbysjen e regjimit falë protestës së studentëve dhe qytetarëve shqiptarë. Ky homazh ka rëndësi më të madhe so sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, por edhe ekzistenca e kombit tonë. Kjo dallohet edhe nga numri më i ulët i nxënësve këtë vit. Degradim i vlerave të demokracisë, kërcënim i shtetit tonë. Shpirti i protestave do të rivendosë demokracinë që sistemi i vlerave dhe llogaridhënies të vazhdojë për 200 vitet e ardhshme”, u shpreh Meta.