Inaugurohet pas restaurimit mozaiku 42-vjeçar i Muzeut Kombëtar! Një milion euro investim nga Bashkimi Evropian, 2 vjet punë

17 Maj 2023, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2023-05-17 15:24:20

Inaugurimi i Mozaikut të restauruar të Muzeut Historik, në praninë e ambasadores së BE-së Christiane Hohmann shënoi fillimin e Javës së Evropës që do të mbahet në 10 ditë në të gjithë vendin. Gjatë aktivitetit ministrja e kulturës iu përgjigj edhe ideve për heqjen e mozaikut, ku tha se polemikat nuk mund ta fshijnë historinë.