Inceneratorët/ Alqi Bllako i arrestuar, policia Tiranë: U vetëdorëzua mbrëmë! SPAK sqaron: Vendimi i gjykatës u ezekutua në 3:30 të mëngjesit, policia u njoftua 12 orë më herët

1 Prill 2022, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2022-04-01 15:49:00

Zbardhet 'misteri' se ku ndodhet ish-deputeti Alqi Bllako, për të cilin GJKKO, caktoi masën ‘arrest me burg’ për aferën e inceneratorit të Fierit, e ndërsa u përfol edhe për një arratisje të tij. Ish-deputeti socialist, është vetëdorëzuar dhe që prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, njofton policia, e cila ka reaguar për herë të parë për arrestimin e tij.