Inceneratorët/ GJKKO 'arrest me burg' për Alqi Bllakon. Mister fakti se ku ndodhet ish-deputeti

31 Mars 2022, 21:33

Për ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është marrë masa e 'Arrest me burg' nga GJKKO, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. Vendndodhja e deputetit është ende mister pasi askush prej palëve nuk jep një version të saktë. Bllako akuzohet nga SPAK se kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit  i pagoi 15 mln lekë ryshfet përmes babait të tij