Inceneratorët, ka një tjetër vendim për Elbasanin me 5 masa të tjera arresti

29 Mars 2022, 11:36

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sot Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 5 masa të tjera për inceneratorin e Elbasanit. Masat janë firmosur nga gjyqtari Erion Bani.

Burime për Report Tv nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në qytet është shoqëruar një person për llogari të SPAK ndaj të cilit është dhënë urdhër arresti. Sapo është ekzekutuar urdhëri i arrestit personi i shoqëruar është dërguar në Tiranë nën kujdesin e forcave të policisë. Po ashtu burime bëjnë me dije se do të ketë shoqerime të tjera.

  •