Inceneratori i Tiranës/ Nis në GJKKO gjyqi për Alqi Bllako, pranohet gjykimi i shkurtuar

14 Janar, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2025-01-14 19:06:02

Nis seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish deputetit socialist, njëherësh ish sekretar i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.