Incident i frikshëm në Izrael, një gropë e madhe hapet në parkingun e një spitali dhe 'gëlltit' disa makina

9 Qershor 2021, 08:40 | Përditesimi i fundit: 2021-06-09 08:44:00

Një incident i frikshëm është regjistruar në Izrael, ku një gropë e madhe u hap në tokë, duke 'gëlltitur' disa makina. Incidenti u regjistrua jashtë Qendrës Mjekësore Shaare Zedek, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Toka u shkërmoq afër vendit ku po gërmohet një tunel i autostradës.

Sipas "Times of Israel", tuneli, dukej se ishte shembur pjesërisht. Gropa e hapur është më shumë se 91 metra e gjerë.

Për fat të mirë, të tre makinat që ranë në gropë ishin të parkuara dhe nuk kishin njerëz brenda.

Ndërkohë kanë nisur hetime nëse shembja e tokës erdhi për shkak të punimeve në tunel.