Incidenti me përplasjen e 2 varkave në liqenin e Komanit, momenti kur 5 turistët e plagosur mbërrijnë në Spitalin e Shkodrës

19 Gusht, 17:56 | Përditesimi: 19 Gusht, 17:56

Report tv ka siguruar pamje kur 5 turistët e plagosur në incidentin e ndodhur në liqenin e Komanit, kanë mbërritur në spitalin e Shkodrës.

Ata mbetën të plagosur gjatë përplasjes së 2 varkave turistike me të cilat po udhëtonin.

Ata u nxorën menjëherë nga uji me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese dhe 4 prej tyre u transportuan në Spitalin e Shkodrës me 2 helikopterë dhe 1 tjetër me një autoambulancë

E.H/Shqiptarja.com