Incidenti në KZAZ në Kavajë, vetëm dëme materiale, nuk janë prekur materialet zgjedhore

24 Prill 2023, 13:23 | Përditesimi i fundit: 2023-04-24 14:38:09

Një incident ka ndodhur në derën hyrëse të KZAZ në Kavajë gjatë ditës së djeshme. Report Tv sjell pamjet e dëmtimeve të shkollës ’26 marsi’ që është aktualisht jashtë funksionit për shkak se është kthyer në KZAZ.

Dëmet e vetme kanë qenë në derën hyrëse dhe në derën tjetër ku ndodheshin materialet zgjedhore, por këto të fundit nuk janë dëmtuar. Shkolla ka kamera sigurie por duke qenë se ka qenë e mbyllur, ishin jashtë funksioni.