Efrosini dhe Elba janë dy studentete të infermierisë. Deri kur të pajisen me licencën e profesionit, do të qendrojnë në Shqipëri. Më pas do të largohen, dhe vendi që shikojnë më të përshtatshëm për të nisur punën me një pagë dhe kualifikim me të mirë është Gjermania
“Jo, jashtë shtetit. Për diçka më tepër domethënë. Nuk është se Shqipëria nuk t’i jep kushtet, por dua diçka më të mirë për veten dhe paga është gjëja kryesore”- tha Efrosini, studente.

















