Instalacion a strehim?! Stalini, Lenini e një Gaz69 në ballë të vilës së Mehmet Shehut, aktivistët: Në 23 gusht bota përkujton viktimat, Shqipëria diktatorët

23 Gusht 2022, 17:34 | Përditesimi i fundit: 2022-08-23 17:50:39

Janë ekspozuar në ish-vilën e Mehmet Shehut, statujat e Leninit dhe Stalinit, të ruajtura më herët në Galerinë Kombëtare, tanimë në rikonstruksion. Dy shtatoret janë shkëputur nga Fondi që ruhet në Muzeun Historik, e janë ekspozuar duke ngjallur debate. Ministria nuk sqaron, ndërsa ekspozimi i tyre kontestohet nga qytetarët e thjeshtë dhe aktivistët