Instruktori i Federatës së Vrojtuesve për 'Report Tv': 2 pushuesit nga Maqedonia e Veriut ishin në plazh publik pa roje bregdetare, iu dha ndihma e parë, por s'mundën të mbijetonin

22 Gusht 2021, 13:31 | Përditesimi: 22 Gusht 2021, 13:31

Instruktori i Federatës së Vrojtuesve, Agust Hoxha, në një lidhje telefonike për 'Report Tv' ka dhënë të tjera detaje nga rrethanat se si ndodhi ngjarja e rëndë në plazhin e Spillesë, ku humbën jetën 2 pushues nga Maqedonia e Veriut. Hoxha tha se të moshuarit ishin futur për t'u larë në një plazh publik pa roje bregdetare, por megjithatë rojet e subjekteve privat enë zonë i kishin shkuar në ndihmë pasi i kishin parë duke u mbytur në det. Ata u nxorën në breg dhe iu dha ndihma e parë, por nuk mund të mbijetonin.

 

r.k./Shqiptarja.com