Integrimi në BE, kryeministri i Sllovenisë: Në samitin e ardhshëm do të përparojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

6 Korrik 2021, 16:02 | Përditesimi: 6 Korrik 2021, 16:02

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka deklaruar se në samitin e ardhshëm është i mundur përparimi në procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Që nga viti 2019 procesi i integrimit ka ngecur, pasi disa vende anëtare të prira nga Franca, bllokuan nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shipërinë. Së fundi, Bullgaria është bërë pengesa kryesore për çdo përparim, pasi ajo ka refuzuar të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat për shkak të disa mosmarrëveshjeve për identitetin dhe historinë.

KT/Shqiptarja.com