Integrimi në BE, Ministrja e Jashtme e Portugalisë: S’u ra dakord për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare! Shpresojmë të përcaktohet gjatë presidencës sllovene

22 Qershor 2021, 19:26

Ministrja e Jashtme e Portugalisë Ana Paula Zacarias, tha se ishte e pamundur që të arrihej dakordësia për mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa shtoi se shpreson se kjo të arrihet të përcaktohet gjatë presidencës sllovene që nis më 1 korrik deri në fund të vitit 2021.

”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha Zacarias

E pyetur se kush ishte problemi këtë herë që nuk pati një dakordësi për vendosjen e datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare  problemi, Zacarias tha se nuk u arrit të gjendej një zgjidhje për mosmarrëveshjet Bullgari-Maqedoni e Veriut.

“Presidenca portugeze bëri të pamundurën për të arritur një kompromis. Ishte shumë e vështirë , por e kuptojmë se është një moment i vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. E kuptojmë që ende nuk ka ardhur koha. Mendoj se duhet të gjejmë një zgjidhje kur të gjithë pjesëmarrësit, të ndihen rehat në pozicionin që kanë. Ne e ftojmë presidencën sllovene të vazhdojnë përpjekjet tona. Ne shpresojmë që të mbajmë Konferencat e Para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në presidencën e ardhshme”, tha Zacarias