Inteligjenca Amerikane: Rusia mund ta rrëzojë Ukrainën brenda disa ditësh, në rast pushtimi rrezikohen 50 mijë jetë civilësh

6 Shkurt 2022, 10:03 | Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 10:03

Rusia ka mbledhur rreth 70% të kapacitetit ushtarak për të pushtuar Ukrainën në javët e ardhshme, thonë zyrtarët amerikanë. Rusia thuhet se ka më shumë se 100.000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, por mohon se synon të pushtojë Ukrainën.

Dy zyrtarët amerikanë, të cilët nuk identifikohen, i thanë agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ se temperaturat e ulëta në ditët në vijim do t’i mundësojnë Moskës që nga data 15 shkurt deri në fund të marsi,  të dërgojë më shumë trupa në kufi me Ukrainën. Ata thanë se informacioni bazohej në vlerësimet e inteligjencës amerikane, por nuk jepnin dot detaje.

KT/Shqiptarja.com