Inteligjenca Artificiale, eksperti i IT: Brenda 2030-ës do kalojë atë njerëzore, profesionet nuk rrezikohen por do duhet të përshtaten

9 Prill 2023, 18:17

Inteligjenca artificiale (IA), një kompjuter me aftësinë për të menduar në mënyrë inteligjente, mund të rrezikojë një numër të madh profesionesh në të ardhmen. Sipas raporteve pritet që më shumë se rreth 300 milionë njerëz në të gjithë botën të humbasin punën. Por, eksperti i IT-së, Toni Kallanxhi u shpreh se nuk mendon se profesionet rrezikohen nga Inteligjenca Artificiale.