Intensifikimi i dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve, Izraeli shpall gjendje emergjencë në Lod

12 Maj 2021, 12:15

Izraeli ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod pas trazirave ndërsa konflikti midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë u intensifikua ndjeshëm më shpërthime raketash që nuk kishin të ndalur. Që nga e hëna në rajon janë hedhur të paktën 1500 raketa, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 40 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Në qytetin e Lod gjatë natës së djeshme ka pasur përplasjet më të fuqishme, ku dhjetëra makina, tre sinagoga dhe dyqane të shumta u përpinë nga flakët. Qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin hebro-arab dhe dërgoi urgjentisht disa grupe të Policisë Kufitare për të punuar për të rivendosur rendin.

Kryetari i bashkisë, Yair Revivo, tha që Bashkia e Qytetit dhe një muze lokal u sulmuan gjithashtu dhe e krahasoi situatën me masakrën e Nazistëve në Kristallnacht të vitit 1938. "Lufta civile" po shpërthen, tha ai, duke theksuar se përpjekjet e disa dekadave për bashkëjetesë ishin shkatërruar.

Kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi që shkelësit e ligjit të trajtohen ashpër dhe që njësitë në terren të forcohen në mënyrë që të rivendosin qetësinë dhe rendin në qytet," tha një deklaratë e qeverisë.

Militantët e Hamasit thanë se ata qëlluan me qindra raketa në drejtim të qytetit izraelit të Tel Aviv pasi një sulm ajror izraelit shkatërroi të martën një bllok kulle në Rripin e Gazës.

Ditëve të fundit, Jerusalemi ka përjetuar dhunën më të rëndë ndër vite, ku më shumë se palestinezë janë plagosur në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën.