Inter e mbyll 2022 me fitore, merr 3 pikë të vështira në fushën e Atalanta-s! Shkëlqen Dzeko

13 Nëntor 2022, 16:25

Inter e ka mbyllur 2022 me fitore. Skuadra zikaltër për llogari të javës së 15 të kampionatit ka mposhtur 2-3 Atalanta-n në fushën e vështirë të Bergamos. Kjo edhe pse të besuarit e Gasperinit shënuan të parët me Lookman. Ky moment ndezi skuadrën zikaltër të Milanos, që barazoi shpejt me Dzeko-n. Në pjesën e dytë ishte sërish boshnjaku, i cili me ‘dopietën’ personale përmbysi shifrat para se një autogol ti dërgonte ato në 1-3.