Inter trefishon rezultatin kundër Veronës! Çalhanoglu shënon eurogol nga distanca

3 Maj 2023, 22:02

Mesfushori turk Hakan Çalhanoglu ka shënuar një eurogol nga distanca teksa Interi luan përballë Veronës. Çalhanoglu ka shënuar në minutën 37 dhe ka bërë një festim që i kushtohet shokut të tij të skuadrës Kristian Asllanit i cili ndodhej në stol për këtë ndeshje. Menjëherë pasi shënoi nga një distancë e largët me portën, mesfushori ka bërë shqiponjën me duar duke u drejtuar nga Asllani.